Kujdesi ndaj dhëmbëve po që është një pjesë e rëndësishme dhe shpesh anashkalohet. Vizitat fillojnë qysh në fëmijërinë e hershme dhe ndihmojnë në mbrojtjen e dhëmbëve të fëmijës suaj.
Meqenëse, përmban një rëndësi të jashtëzakonshme, atëherë kur cilësohet të jetë koha e duhur për vizitën e parë tek stomatologu?
Bazuar në të dhëna, ju mund të rezervoni takimin e parë tek stomatologu sapo t’i dalë dhëmbi i parë i fëmijës suaj shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo pasi, edukimi është një pjesë jetike e cila ndihmon në mbrojtjen e shëndetit oral të fëmijës suaj.
Akademia Amerikane e Stomatologjisë Pediatrike këshillon një vizitë dentare para moshës 1 vjeçare, edhe për fëmijët të cilëve ende nuk u kanë dalë dhëmbët.
Kjo për shkak se stomatologjia pediatrike ka të bëjë më shumë se kontrollimi i dhëmbëve; edukimi luan një rol thelbësor në shëndetin oral të fëmijëve.
Vlen të theksohet se pastrimi i parë i dhëmbëve për fëmijët do të jetë rreth moshës dy apo tre vjeçare.
Në këtë moshë, dentisti do të fillojë duke ekzaminuar dhëmbët, mishrat, nofullat dhe kafshimin, dhe më pas do të përdorë instrumente dentare për të pastruar pllakën ose grumbullimin e gurëve në dhëmbët e fëmijës suaj. /Gazeta Shneta/