Një polic hero është hedhur në një liqen duke shpëtuar një djalë autik i cili po mbytej.
Aaron Bulmer ishte duke iu përgjigjur njoftimeve mbi një grabitje të armatosur kur e vuri re djalin duke ecur vetëm drejt Parkut Qendror të Topekës, të dielën.
Ai doli nga makina e policisë dhe po shkonte drejt fëmijës kur papritmas 4-vjeçari ra në ujë.
Bulmer u hodh menjëherë në liqen pas djaloshit i cili nuk dinte të notonte duke arritur që ta nxjerrë nga ty edhe me ndihmën e një këmbësori i cili ndodhej aty rastësisht.
Ata e dërguan menjëherë në spital dhe mjekët thanë se ai nuk kishte plagë të rënda.
“Unë besoj se Zoti më vendosi në atë situatë. Ai më lejoi të isha në vendin e duhur në kohën e duhur,”-tha oficieri i policisë./oranews.tv/