Laci Lynn është duke përjetuar ferrin. Kjo qytetare amerikane vetëm kohë më parë humbi foshnjën e saj 3-muajshe.
Për t’u mos mjaftuar me keq, policia amerikane ka ngritur aktakuzë ndaj saj për gabim në kujdesin ndaj foshunjës, shkruan ijr.com, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo nënë e la bebën e saj, Remme Lyn, pa kujdes në tavolinën e ndërrimit të bebës për afro 15 minuta, pasi shkoi për t’ia nxehur asaj një shishe.
Bebja disi u rrokullis në tavolinë duke e zënë vetën në një pozitë ku mbeti pa frymëmrrje, cka i shkaktoi asaj vdekjen.
E, policia amerikane ka ngritur akuzë ndaj Laci Lynn për këtë gabim, në bazë të ligjeve në fuqi të këtij shteti.
“Fakti se ajo e la bebën vetë për një periudhë të zgjatur kohore e bën këtë gabim kriminal”, u shpreh oficeri Paul Parizek.
Ndryshe, ky gabim i kësaj nënë është mjaft i përhapur tek shumë nëna anekënd botës, pëfshirë Shqipërinë e Kosovën.
Sipas një studimi, mbi 3500 foshnje vdesin cdo vit në SHBA në gjumë dhe njëra nga arsyet më të shpeshta është ambienti jokomod për gjumë.
Kësisoj, ky studim bën apel për të gjitha nënat që ta vendosin foshnjën në gjumë në një ambient komod, mos flini me të në vitin e parë të jetës dhe lëreni afër divanin e bebit me divanin tuaj.
Linku për videon e lajmit të plotë KËTU. /Gazeta Shneta/