I plotësuar – Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin e rrahjes së fëmijës në kopshtin ‘Cambridge Kids’ në Prishtinë nga datoja.
Zëdhënësja Flora Ahmeti ka deklaruar se rasti është paraqitur në stacionin jugor për keqtrajtim të fëmijës, shkruan Gazeta Shneta.
“Me datën 10 shkurt 2020 në stacionin policor jugu ne Prishtinë është iniciuar një rast Keqtrajtim i femijës. Në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.
Një nënë sot ka publikuar një video në Facebook ku shihet dadoja duke e goditur me shuplakë fëmijën, i cili nuk dëshironte të ulej në karrocë.
“Pershendetje te gjitheve! Doja t’ju informoja për abuzimin e fëmijëve në kopshtin e fëmijëve ‘Kembrixh’, nëse dikush ka dërguar ose po mendonte të dërgonte fëmijët e tyre atje. Më poshtë video është se fëmija im është rrahur nga dado, sepse ai nuk dëshiron të ulet në karrocë. Ju lutem ndajeni këtë video, në mënyrë që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për atë që ndodh atje”, ka shkruar nëna në Facebook.
Gazeta ka kërkuar sqarime edhe nga kopshti por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Shneta/
—————————————————————————————————————————–
Nëna publikon video ku shihet dado duke ia rrahur fëmijën në kopshtin “Cambridge”
Një nënë ka publikuar një video ku shihet dado duke e rrahur fëmijën e saj në kopshtin “Cambridge Kids” në Prishtinë, shkruan Gazeta Shneta.
Nëna ka thënë se fëmija i saj është rrahur nga dado pasi nuk ka dëshiruar të ulet në karrocën e fëmijëve.
“Pershendetje te gjitheve! Doja t’ju informoja për abuzimin e fëmijëve në kopshtin e fëmijëve ‘Kembrixh’, nëse dikush ka dërguar ose po mendonte të dërgonte fëmijët e tyre atje. Më poshtë video është se fëmija im është rrahur nga dado, sepse ai nuk dëshiron të ulet në karrocë. Ju lutem ndajeni këtë video, në mënyrë që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për atë që ndodh atje”, ka shkruar nëna në Facebook.
Ajo ka treguar se rastin e ka lajmëruar dje në Policinë e Kosovës, ndërsa ka publikuar edhe emrin e dados. /Gazeta Shneta/