Disa refugjatë në Gjermani, kanë shpallur në shitje “online” foshnjën e tyre gjashtë javëshe
Avokati i shtetit në Duisburg të Gjermanisë ka paditur një familje refugjate për trafikim njerëzor, bëhet fjalë për foshnjën 6 javëshe të familjes me emrin Maria.
Kjo foshnje është shpallur në shitje në faqen e shit-blerjes online “Ebay”, nga vet prindërit e Marias identiteti i së cilëve për shkaqe ligjore nuk është bërë i ditur.
Menjëherë pas postimit të shpalljes vitin e kaluar, mijëra klientë gjermanë kanë reagur tek faqja “Ebay” për lejimin e shpalljes dhe largimit të shpalljes sa më shpejtë, shkruan n24.de.
Ndërkaq, Policia gjermane ka kontrolluar shtëpinë e familjes dhe është vërtetuar se nga ip adresat kompjuterit të familjes është bërë postimi i shpalljes.
Me këtë rast, autoritetet kanë larguar foshnjen nga prindërit e saj dhe e kanë dërguar tek qendra e të rinjëve për derisa prindërit janë nën kontroll të Policisë gjermane në Duisburg.