Policia e Kosovës ka rrethur nga të gjitha anët Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Kjo pasi u ngritën dyshime për vdekjen e katër pacientëve pas mesnate, të gjithë me COVID-19.
Gazeta Shneta ka raportuar që dyshimet janë ngritur për dështimin e sistemit qendror të furnizimit me gazra, përkatësisht me oksigjen.
Katër pacientët që ndërruan jetë ishin me CPAP pajisje, në furnizim të vazhdueshëm me oksigjen deri në ndërprerje shkaku i defektit teknik.
Prokurori i rastit u largua momente më parë nga Infektiva, pasi morri informatat e nevojshme.