Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur sot në Prishtinë.
Agron Borovci , zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se policia është duke u marrë me rastin.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore gjendet i shtrirë në tokë afër një kioske në Rr. GJON SEREQI – PRISHTINË.
Në atë lokacion përveç njesive policore ka dalur edhe ekipa e ndihmës së shpejtë ku e ka konstatuar që personi është i vdekur.
Njësitet përkatëse policore po merren me rastin. Këto janë informatat që mund t’i konfirmojmë aktualisht”, ka thënë Borovci për lajmi.net
Dyshohet se bëhet fjalë për një të ri 17 vjeçar i cili ka vdekur, pasi është qëlluar me katër plumba në trup.