Është deputeti nga Partia Socialiste i cili ka njoftuar se është bërë baba për herë të tretë dhe është vajzë.
‘’Kler Shalsi erdhi në jetë’’, ishte ky mbishkrimi që deputeti Eduard Shalsi ka bërë duke treguar dorën e vogël të bebes së tij.
Ndërsa urimi i parë vjen nga kolegia e tij Vasilika Hysi, e më pas edhe urime nga të gjitha anët.
Kujtojmë që Shalsi është i martuar me znj. Eranda Shalsi dhe kanë dy fëmijë më të mëdhenj, Patrikun dhe Samuelin./KidsTime/