Policia në Poloni, ka përdorur sprej me biber, kundër qindra njerëzve që protestuan në Varshavë kundër një vendimi të gjykatësit që ndalon pothuajse plotësisht abortet.
Protestuesit u përleshën me policinë jashtë shtëpisë së Kryeministrit Jaroslaë Kaczynski shkruan burimi BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Nga ky vendim u kuptua që përfundimi i jetës së një fetusi me mundësi të defekteve të lindjes është antikushtetues. Do të thotë se aborti është i vlefshëm vetëm në rastet e përdhunimit ose inçestit, ose për të mbrojtur jetën e nënës.
Ligjet e abortit në Poloni ishin tashmë ndër më të rreptat në Evropë dhe vlerësohet se rreth 100,000 gra kërkojnë një ndërprerje të shtatëzanisë jashtë vendit çdo vit për të kapërcyer kufizimet e rrepta.
Ky vendimi i ardhur nga Tribunali Kushtetues, dërgoi protesta në qytete të tjera në të gjithë Poloninë në mbrëmjen e ditës së enjte duke përfshirë Krakov, Lodz dhe Szczecin.
Ndër të tjera, grupet e të drejtave të njeriut, i kishin kërkuar qeverisë të mos rriste kufizimet.
“Është çnjerëzore, të bësh këdo që të mbajë një shtatëzani deri në fund, veçanërisht nëse fetusi është me deformime të lindjes dhe 98% e aborteve të ligjshme të kryera në Poloni janë realizuar për shkak”, tha aktivistja polake e shëndetit seksual dhe riprodhues Antonina Lewandowska për BBC-në. /Gazeta Shneta/