Polonia përballet me një kërcënim real të një vale të tretë të pandemisë së koronavirusit, tha të hënën ministri i shëndetësisë Adam Niedzielski.
Ministri Niedzielski, ka shtuar se do të rekomandonte që kufizimet aktuale të vazhdojnë deri të paktën me 17 janar, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Shneta.
Si masa mbrojtëse anticovid, takimet e më shumë se pesë personave janë të ndaluara, së bashku me dasmat dhe funeralet.
Të gjithë nxënësit e shkollave mësojnë nga distanca dhe poashtu kinematë, muzetë dhe galeritë e artit janë të mbyllura.
Qeveria e Polonisë pritet të miratojë një plan kombëtar të vaksinave të koronavirusit gjatë ditës së martë. /Gazeta Shneta/