Të dashura nana shumë herë po pyetem se a është në rregull të jetë fëmija lakuriq në plazh apo në oborrin e shtëpisë, kjo sipas shumë nanave sepse gjeneratat e vjetra po insistojnë se kështu janë rritur fëmijët më herët dhe vetëm sa do të freskohen.
Kjo është gabim, asnjëherë nuk kam parë të shihet si normale lakuriqësia as te fëmijët. Madje edhe në videot edukuese fëmijët nuk lejohen të bëjnë banjo zhveshur, pra nuk është normale të ekspozohen organet intime.
Ja çka thotë një nanë, me lejen e saj po e publikoj një paragraf nga ajo që ka shkruar.
“Unë jam në hall me gjyshërit e saj sepse po më bëjnë presion që gjatë verës sa jemi në fshat ta lë vajzën zhveshur pa rroba, me pretekstin e tyre se është shumë vapë e tjetra sepse e vogël është çka ka dert po e lash zhveshur nëpër oborr.Unë kam frikë se mos vajza merr ndonjë infeksion urinar” thotë ajo.
Unë them se fëmija nuk duhet lënë lakuriq sepse :
1.Mund të marr infeksione nga kontakti me bakterie në ambientin e jashtëm .
2.Nuk duhet mësuar fëmija se qenka në rregull ekspozimi i organeve intime.
3.Shumë fëmijë kur janë lakuriq e krijojnë bindjen se nevojat fiziologjike mund të kryhen kudo dhe kjo është johigjienike.
4.Asnjëherë nuk e dini se nga vjen rreziku i pedofilëve, keni kujdes se kjo nuk është shaka.
5.Kush ju garanton se fëmija juaj nuk fotografohet se nuk përfundon në faqe pedofilësh në internet ( nuk e them nga gjyshërit apo familjarët e afërt që të mos kemi keqkuptime).
Ka shumë rëndësi që fëmija të kuptoj qysh i vogël se zhveshja nuk është e pranueshme në asnjë kulturë normale në botë./Gazeta Shneta/