Zakonisht fëmija porsa të lind atë e marrin infermierët, të cilët i japin kujdesin e duhur duke e pastruar nga substancat që janë së bashku në trupin e nënës.
Pas kësaj, fëmija i vogël i kthehet sërish nënës për t’i kaluar orët e para të jetës me të voglin e saj, por kështu nuk ka ndodhur me një vogëlush në Spitalin ‘Ospedale San Giovanni di Dio’’ në Itali.
Vogëlushi, kishte ardhur në jetë, ishte futur menjëherë për t’u larë. Por, nga pakujdesia e infermierëve, ata nuk kishin kontrolluar si duhet temperaturën e ujit që me të do të lahej fëmija, që në të vërtetë ishte duke vluar. Sapo u zhyt, vogëlushi u dogj krejtësisht, duke shkaktuar djegie të rënda në pothuajse 50 përqind të trupit të tij.
Pas kësaj foshnja u transferua në spitalin Cardarelli në Napoli, i cili kishte mundësi të pranonte raste të tilla, fatëmirësisht foshnja nuk është në rrezik për jetën, por është nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekëve.
Fëmija ushqehet normalisht dhe merrë frymë pa nevojë të aparaturave. Ndërkaq, departamenti i Shëndetësisë e ka hapur një hetim për të kuptuar se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në vend të ngjarjes, për të shikuar se kush ishin këta infermierë dhe për të marrë masat e duhura.
Në emër të spitalit drejtori i përgjithshëm Giuseppe Longo i kërkoi falje familjes, duke thënë se kjo nuk do të ndodhë asnjëherë, dhe e quan këtë një gabim krejt njerëzor, dhe përgjegjësia është vetëm tek disa persona, duke tentuar kështu ta mbrojë imazhin e spitalit./Përnenat.al/