Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim deri në shpërndarjen e vaksinaës anti covid.
Në një konferencë për shtyp, Spahn u shpreh se hapi i parë ishte vaksinimi i të moshuarve në vend shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Tutje, ai njoftoi se pothuajse 400,000 njerëz në Gjermani tashmë janë të vaksinuar.
Sipas Institutit Robert Koch, deri më tani janë administruar mbi 367 mijë vaksina, 150,000 prej tyre në shtëpinë e të moshuarve dhe 176,000 tek punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Gjermania lë pas Francën përnga numri i lartë i vaksinave të administruara.Kjo e fundit ka kritikuar për një fillim të ngadaltë të administrimit të vaksinave anti covid./GazetaShneta/