Pozicionet e gabuara dhe të përshtatshme të gjumit për gratë shtatzëna

2017-03-01 në ora 10:02

Një ditë e mirë nuk shihet në mëngjes, por që në mbrëmje në momentin që shtrihemi në shtrat të flemë. Cilësia e gjumit ndikon drejtëpërdrejtë në humorin dhe produktivitetin tonë.

Çdokush mund të vuajë nga problemet me gjumin, por gratë shtatzëna janë më të prirura të vuajnë nga çrregullimet e gjumit për shkak të barkut të rrumbullakosur. Përpos rehatisë, pozicioni i gjumit është jetik për fëmijën brenda jush.

Ja cilat janë pozicionet që duhen shmangur?

Shtrirë në kurriz ( e ilustruar në fotografinë e mësipërme)

E pra, ky pozicion kontribuon në dhimbjet e shpinës suaj, mund të keni vështirësi në frymëmarrje, mund të shkaktojë hemorroide dhe ul presionin e gjakut, e cila ndikon negativisht në qarkullimin e gjakut.

Dita ditës ju do të ndjeni barkun tuaj të rritet dhe do të bëhet gjithnjë edhe më e vështirë për të fjetur përmbys. Nëse më përpara ky ishte pozicioni juaj i preferuar, gjatë shtatzënise duhet ta shmangni.

Cili është pozicioni më i mirë i gjumit?

Fjejta në anën e majtë, me një jastëk midis këmbëve dhe këto të fundit të përthyera është pozicioni më i rehatshëm për gratë shtatzëna.

Shpina juaj do të qëndrojë drejtë, në mëngjes nuk do të ndjeni dhimbje kurrizi dhe ky pozicion favorizon rrjedhjen e gjakut direkt në placentë.

Ana e djathtë ka disavantazhet e saj, po ashtu. Mëlçia juaj është në anën e djathtë dhe mund të shkaktojë siklet në mitrën tuaj.