Janë shumë arsyje që ndikojnë në praninë e infertilitetin tuaj, e një nga ato është dhe depresioni.
Mund të habiteni nga ky rast, mirëpo në shumë raste njerëzit që përjetojnë depresion kanë më shumë shansa që të kenë probleme me pjellori shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Infertiliteti është një gjendje stresuese që sjell një ndikim të dukshëm në jetën tuaj dhe i gjithë ky stres mund të kontribuojë në zhvillimin e depresionit.
A mund të shkaktojë depresioni infertilitet te njerëzit?
Aktualisht, ende nuk dihet saktë nëse depresioni shkakton infertilitet, megjithatë studimet kanë gjetur një korrelacion mes depresionit dhe niveleve të larta të infertilitetit.
Disa nga shenjat e para të depresionit janë:
-Humbja e shpresës,
-Të qara,
-Mungesa e motivimit,
-Pagjumësia,
-Ndjenjat e shpeshta të ankthit./GazetaShneta/