Preeklampsia është një ndërlikim i shtatzënisë, në të cilën presioni i gjakut te një grua rritet.
Ndërkohë që, ende nuk dihet shkaku, megjithatë egzistojnë faktorë ndikues rreth kësaj gjendje shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Ndër këta faktorë përfshijnë:
-Historia familjare,
-Mosha (nën 18 vjeç dhe mbi moshën 40 vjeçare)
-Diabeti,
-Shtatzënia me binjakë,
Është e mundur që të keni hipertension dhe të mos keni preeklampsi.Disa gra përjetojnë hipertension kronik para se të ngelen shtatzënë.Në anën tjetër, shumë gra zhvillojnë presion të gjakut, i cili zhvillohet gjatë shtatzënisë.
Sidoqoftë, në të dyja rastet, një grua është në rrezik për të përjetuar preeklampsi dhe duhet patjetër të monitorohet nga afër.
Simptomat e preeklampsisë përfshijnë:
-Presioni i lartë i gjakut,
-Proteina në urinë,
-Dhimbja e kokës,
-Shtim në peshë,
-Të vjella./GazetaShneta/