Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Preeklampsia tek nënat lidhet me rrezik katërfish më të lartë të sulmit në zemër pas lindjes së fëmijës

Këshilla për shtatzëna 26/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë me preeklampsi zhvillojnë një probabilitet më të lartë për atak në zemër dhe goditje në tru sesa bashkëmoshataret e tyre brenda vetëm shtatë viteve të lindjes, me rreziqet që mbeten të ngritura më shumë se 20 vjet më vonë.

Studimi i më shumë se një milion grave shtatzëna është publikuar sot në “European Journal of Preventive Cardiology”.

“Rreziku i lartë i sëmundjeve kardiovaskulare pas preeklampsisë shfaqet në moshat e reja dhe herët pas lindjes”, tha autorja e studimit Dr. Sara Hallum nga Universiteti i Kopenhagës, Danimarkë.

“Kjo tregon se ndërhyrjet për të parandaluar sulmet në zemër dhe goditjet në tru tek gratë e prekura nuk mund të presin deri në moshën e mesme kur ato të kualifikohen për programet konvencionale të shqyrtimit kardiovaskular.”

Preeklampsia prek deri në 8% të shtatzënive në mbarë botën, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Shenjat mjekësore janë presioni i lartë i gjakut dhe proteina në urinë, të cilat zhvillohen pas javës së 20-të të shtatzënisë ose menjëherë pas lindjes.

Simptomat përfshijnë dhimbje koke të forta, dhimbje stomaku dhe vjellje.

“Gratë mund t’i ngatërrojnë këto si simptoma ‘normale’ të shtatzënisë dhe kështu të mos kërkojnë ndihmë mjekësore derisa gjendja të bëhet e rëndë,” tha Dr. Hallum.

“Shumica e rasteve janë të lehta, por preeklampsia mund të çojë në komplikime serioze për nënën dhe foshnjën nëse nuk trajtohet në kohë.”

Është vërtetuar mirë se preeklampsia predispozon gratë për një probabilitet të lartë për sëmundje kardiovaskulare më vonë në jetë.

Ky ishte studimi i parë që shqyrtoi se sa shpejt pas shtatzënisë manifestohen këto sulme në zemër dhe goditje në tru, dhe madhësinë e rrezikut në grupmosha të ndryshme. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakSHBA propozon administrimin e vaksinës COVID, një herë në vit për shumicën e amerikanëve
Artikulli i rradhës Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj emërohet u.d drejtoreshë e SHSKUK-së

Ju sugjerojmë

Llojet e çajrave që mund t’i konsumoni gjatë shtatzënisë suaj

25/03/2023 Këshilla për shtatzëna

A janë të dëmshme infeksionet në vesh gjatë shtatzënisë suaj?

25/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Ndryshimet në javën e 33’të të shtatzënisë

24/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Si të zgjidhni produkte të sigurta për kujdesin e lëkurës për foshnjën tuaj të sapolindur

22/03/2023 Jetë

HIV në shtatzëni: Çfarë duhet të dijë një nënë e ardhshme e prekur nga ky infeksion?

22/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Sa shpejt mund të mbeteni shtatzënë pasi të keni lindur një fëmijë

22/03/2023 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.