‘’Pregoreksia’’ është një bashkim i fjalëve shtatzëni dhe anoreksi, për të përshkuar gratë të cilat kanë frikë nga shtimi i peshës gjatë shtatzënisë.
Kjo nuk është një diagnozë mjekësore por ajo përshkruan një sjellje shumë reale dhe shqetësuese.
Shumë gra fitojnë peshë gjatë shtatzënisë, derisa komentet negative për to nuk mungojnë, derisa nëse keni arritur të mos dukeni shumë shtatëzënë, kjo nga të tjerët perceptohet pozitivisht, transmeton Gazeta Shneta.
Një numër i madh i grave vuajnë nga ky çrregullim, që kanë frikë për peshën e tyre gjatë shtatzënisë.
Të gjitha këto çrregullime që pasojnë me ushqyerje jo të mirë, kanë efekt negativ si për nënën ashtu edhe për foshnjën.
Por, nëse vuani nga ky çrregullim dhe më herët nuk keni pasur ndonjë problem të tillë, atëherë zgjidhja më e mirë është që të konsultoheni me ndonjë psikolog.
Tentoni që të ushqeheni mirë, me shumë llojshmëri të ushqimeve, në mënyrë që të mbani nën kujdes maksimal foshnjën tuaj./Gazeta Shneta/