Në kuadër të masave të reja që i ka marr Ministria e Shëndetësisë, nga dita e merkure 15 prill 2020, do të ndalohet qarkullimi i veturave nëpër komuna përveç atyre që kanë leje të veçantë.
Ky vendim është në pikën 4 të vendimit të MSH-së për ashpërsimin e masave për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Vendimi është bërë i ditur gjatë një konferencë më herët nga ministri Arben Vitia, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo është pika ku bëhet e ditur ndalimi i qarkullimit të veturave, ndërkaq vendimin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU.
Prej datës 15 prill, ndalohet qarkullimi i automjeteve në Komuna përveçse ne disa raste te rralla:
a)Me leje të veçantë dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomik, mundësohet:
1) qarkullimi i automjeteve për operatorët ekonomik dhe institucionet të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I i këtij vendim.
2) transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit — si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim gjer te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit — për veprimtaritë e lejuara sipas dhe institucioneve të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I në këtë vendim.
A)Me leje të veçantë të qarkullimit dhe vetëm për të kryer nevojat e institucioneve shtetërore, lejohet qarkullimi i lirë i automjeteve për stafin esencial.
B)Lejohet qarkullimi i automjeteve vetëm për të kryer nevojat e institucioneve, të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneks këtij vendimi.
C)Lejohet qarkullimi i automjeteve për personat me aftësi të kufizuara.
D)Në raste urgjente të shëndetësisë, lejohet lëvizja me automjet për të kërkuar trajtim mjekësor në një institucion shëndetësor.
E)Përveç në raste emergjente dhe për personat me aftësi të kufizuara nuk lejohet më shumë se një (1) pasagjer në automjet.
F)Ndalohet rreptësishtë dalja nga shtëpia/banesa për çfarëdo arsyeje tjetër përveç për arsyet e lartcekura.