Prej të mërkurës qytetarët do të mund të dalin vetëm një orë e gjysmë në ditë

2020-04-13 në ora 20:48

Qytetarët e Kosovës nga dita e merkure do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm brenda 1 ore e gjysme në ditë.

Kjo është masa e re që është marr nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, atë të Ekonomisë dhe Ministrinë e Pushtetit Lokal, shkruan Gazeta Shneta.

Qytetarëve në bazë të numrave të fundit të letërnjoftimit do t’ju mundësohet të dalin jashtë shtëpive dhe banesave për vetëm një orë brenda ditës, pra jo të gjithë qytetarët do të mund të dalin brenda 1 orë të njëjtë, por do të ndahen në bazë të numrit të letërnjoftimit. Këto masa do të mbikëqyren nga Policia e Kosovës dhe janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në një konferencë për media.

Nga këto masa përjashtohen kategoritë e tjera të shërbimeve bazike të cilat përfshijnë shëndetësinë, sigurinë, marketet, dhe bizneset e ndërmarrjet tjera të cilat konsiderohen si shërbime bazike. /Gazeta Shneta/