Duket e çuditshme, por e vërteta është se kjo mund të jetë një teknike shumë e mirë e frymëmarrjes që do t’ju ndihmoj shumë për shëndetin tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithçka që duhet të bëni është ta prekni me gjuhë qiellzën tuaj dhe pastaj të merrni frymë thellë. Nuk do të mund ta besoni ata që vuajnë nga pagjumësia, sa shpejtë do të flenë.
Kjo metodë është shumë e dobishme për ata persona që kanë probleme me gjumin e natës, madje përdorin hapa të ndryshëm që të arrijnë të flenë, gjë që me kohë mund t’ju ndikoj keq për shëndetin.
Kjo mënyrë është krejtësisht natyrale, e gjithashtu edhe shumë më efikase.
Kjo metodë është zbuluar nga doktor Andrew Weil në Harvard, një metodë e thjeshtë dhe shumë qetësuese për sistemin nervor.
Duke e bërë këtë, ju do ta çlironi trupin tuaj nga stresi që keni brenda. Thjesht prekeni qiellzën me gjuhë dhe merrni frymë thellë.
Teknika e tillë është e njohur si teknika 4-7-8, dhe është shumë e rëndësishme në fiziologji që gjithashtu ul presionin e gjakut dhe përmirëson tretjen. /Gazeta Shneta/