Sëmundja dhe varfëria ia kanë humbur shpresat për jetë, shtatëvjeçarit Senad Bislimi nga Ferizaj. Ai jeton në kushte të vështira për jetës së bashku me babin dhe njerkën e tij.
“Nuk besoj që kam me u ba mirë”, thotë ai kur pyet gazetarja të premtojë se do të shërohet.
Vogëlushi mbeti jetim që kur ishte gjashtë muajsh, ndërsa vuan nga një sëmundje e cila është duke arritur në fazën ku vogëlushit rrezikon t’i paralizohet i gjithë boshti kurrizor dhe truri.
Në pamundësi të sigurimit të barërave për shërim, dhimbjet kanë kapluar të gjithë trupin e tij.
Kjo sëmundje Senadit i shkatërroj edhe ëndrrën për shkollim.
Senadit i vdiq edhe një vëlla. Njerka e tij me lot në sy thotë se nuk dëshiron që një fat i tillë të përcjell edhe Senadin. /Tribuna Channel/