Një ngjarje emocionuese ka ndodhur në SOS Fshatin e Fëmijëve në lagjen Velania të Prishtinës.
Një vajzë e cila ishte braktisur nga prindërit e saj së bashku me motrat dhe vëllain, ishte vendosur në SOS para shumë vitesh. Ajo u rrit, u shkollua dhe krijoi familjen e saj në jetimore, transmeton Gazeta Shneta.
Vajza tashmë e rritur, u takua me një djalë dhe dashuria e tyre u kurorëzua me martesë. Ajo la jetimoren për të shkuar te burri.
SOS Fshati organizoi gjithçka. Fustanin e nusërisë, tortën, dhe pritjen për krushqit që do ta merrnin nusen.
Lexoni më poshtë tregimin prekës për këtë vajzë:
SOS Fshati i Fëmijëve është familja më e madhe në Kosovë dhe për këtë, Ne stafi, jemi shumë krenarë dhe e ruajmë këtë titull me shumë xhelozi.
Të premten kishim festë në SOS Fshat. Përcollëm njërën nga vajzat tona. Ajo erdhi te ne si e vogël me motrat e vëllain dhe tani u rrit e u bë për martesë. E si ndryshe ta përcjellim vajzën tonë, veç se me të gjitha adetet e ritet që një familje organizon për fëmijën e saj.
Ishte ditë me shumë emocione, lumturi e dashuri, por para së gjithash krenari që përcjellnim vajzën për një jetë të re bashkëshortore.
Si gjithmonë, i gjithë stafi i SOS Fshatit ishin shumë solidarë dhe të gatshëm për të organizuar një festë ashtu siq i ka hije një familje të madhe si SOS Fshati. Një falenderim i madh të gjithëve për përkushtimin dhe dhuratat që i përgaditën për vajzën tonë.
Një falenderim i veqantë shkon për Flutura Dedinja e cila me shumë kënaqësi dhuroi fustanin e nusërisë, Vjosa Dolcetto e cila përgaditi tortën e martesës, Gentli shoes dhe shumë e shumë të tjerëve të cilët me aq sa patën mundësi ndihmuan që vajza jonë të ketë një fillim të mbarë të kapitullit të ri të jetës së saj.
Paqin fat e ju priftë e mbara!