Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka propozuar Kuvendit të Kosovës shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të situatës me koronavirusin.
Nëse kërkesa e Thaçit aprovohet nga Kuvendi, atëherë do të përfshihet edhe Forca e Sigurisë së Kosovës për mbarëvajtjen dhe implementimin e masave nga institucionet përgjegjëse.
Ndërkaq për masat e mëtutjeshme qytetarët do të njoftohen me kohë. /Gazeta Shneta/