Përmes një njoftimi për media, nga presidenca kanë bërë të ditur se Thaci i ka pranuar sot rezultatet e analizave të fundit.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka pranuar rezultatet e analizave të fundit, pas intervenimit kirurgjik endourologjik që kishte në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, kanë bërë të ditur nga zyra e Thaçit.
Sipas tyre, në analiza është konfirmuar se presidenti e ka eliminuar problemin me gurët në veshkë. “Në rezultatet e këtyre analizave konfirmohet që presidenti Thaçi e ka eliminuar tërësisht problemin e gurit në veshkë.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nga nesër do t’i kthehet punës me orar të plotë në zyrën e tij”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se në intervenimin endourologjik kanë marr pjesë urologët Dr. Sabit Mehmeti, drejtor i Klinikës dhe shef i ekipës, Dr. Bashkim Gllareva dhe Dr. Fahredin Veselaj, ndërsa anestezioni është mbajtur nga Dr. Nehat Baftiu, drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe MIQ. /Gazeta Shneta/