Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkuar sërish sot për trajtim në Klinikën e Urologjisë në QKUK.
“Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore.
Presidenti Thaçi shpreh sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar”, shkruhet në njoftim.
Kujtojmë se Thaçi edhe dje është kontrolluar nga mjekët në Urologji për shkak të problemeve me gurë në veshka. /Gazeta Shneta/