Presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni është një nga kushtet më të zakonshme nga të cilat vuajnë shumë gra shtatzëna. Hipertensioni tregohet nga presioni i gjakut i barabartë me ose më shumë se 140/90.
Në përgjithësi gjendet në rastet e shtatzanisë për herë të parë ose kur mbani foshnje binjake shkruan FirstCryParenting përcjell Gazeta Shneta.
Obeziteti, pirja e duhanit dhe alkoolit janë shkaqe tipike të hipertensionit tek gratë shtatzëna.
Pas 20 javësh të shtatzënisë, një gruas do ti paraqitet hipertensioni, si dhe proteina në urinë. Mund të jetë fatale për nënën dhe foshnjën nëse nuk trajtohet.
Një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme është zgjidhja e vetme për të luftuar presionin e lartë të gjakut në nënat që presin fëmijën.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Ju mund të përfshini ushqimet e mëposhtme për të ulur presionin e lartë të gjakut gjatë shtatëzanisë:
Ushqimet që janë të pasura me acide yndyrore esenciale ndihmojnë në luftimin e hipertensionit, për shembull: farat Chia, avokado, lajthi, arra.
Disa vajra që përmbajnë acide yndyrore esenciale në sasi të mëdha janë: vaj liri, vaj kokosi, si dhe vaj ulliri.
Dieta juaj e tensionit të lartë për shtatzëninë duhet të ketë mjaft kalcium dhe magnez. Ato jo vetëm që ulin, por edhe parandalojnë hipertensionin në gratë shtatzëna.
Kalciumi dhe magnezi gjenden në bollëk në perimet me gjethe jeshile si: spinaq, lakër jeshile, brokoli, zarzavate kollare.
Mund të përfshini edhe perime të tjera si: domate, bishtaja, bizele, qepë, patate e ëmbël, kungull, hudhër.
Kemi dhe lloje të ndryshme frutash: dardha, kajsi, ananasi, luleshtrydhe, grejpfrut, mollë, kumbulla dhe shegë.
Pastaj, hipertensioni mund të ndodhë si rezultat i mungesës së vitaminës D në gratë shtatzëna.
Ushqimet që përmbajnë vitaminë D janë: djathi, të verdhën e vezëve, mëlçia e viçit, ton dhe salmoni.
Të tjerë ushqime që janë të pasura me vitaminë D janë: lëngu i portokallit, qumështi i sojës dhe disa produkte të qumështit dhe drithërat.
Të gjithë e dimë se rrezet e diellit janë një burim i mirë i vitaminës D. Megjithatë, ushqimi dhe dielli nuk mund të plotësojnë kërkesën e trupit për vitaminë D adekuate.
Prandaj, grave shtatzëna rekomandohet të marrin rregullisht suplemente të vitaminës D.
Çdo ditë, duhet të hani tre-katër pjesë të drithërave të plota si: gruri, oriz kafe si dhe thekër.
Këto kokrra të plota janë të pasura me fibra të tretshme që kontrollojnë hipertensionin.
Ato gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e nevojës për ilaçe për të trajtuar presionin e lartë të gjakut. /Gazeta Shneta/