Presioni i lartë i gjakut është si një ‘bombë e kurdisur’. Ndikimet negative në enët e gjakut bëjnë që ato të ngurtësohen dhe ngushtohen që do të thotë se personat e prekur janë në rrezik më të lartë të një sulmi në zemër dhe goditje në tru.
Izolimi shoqëror mund të luajë një rol në vlerat e presionit të gjakut zbuluan studiuesit për Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Këtu janë detajet mbi një raport të fundit të botuar në ‘Shoqërinë Evropiane të Kardiologjisë’.
Dr. Matías Fosco, udhëheqës i studimit tha se:
“Periudha e izolimit të detyrueshëm shoqëror për shkak të kufizimeve të Covidit ishin të lidhura me një rritje prej 37 përqind të shanseve për të pasur presion të lartë të gjakut“.
Kjo lidhje mbeti e pavarur nga mosha, gjinia, sezoni dhe koha e konsultimit.
“Pasi filloi izolimi shoqëror, ne vërejtëm se më shumë pacientë që vinin në urgjencë kishin presion të lartë të gjakut” tha Dr. Fosco.
Ai përmendi nivelet e rritura të stresit, kontaktet e kufizuara shoqërore, vështirësitë financiare dhe ndryshimet e sjelljes, të tilla si marrja më e lartë e ushqimit dhe alkoolit dhe një mënyrë jetese më ndryshe ku të gjitha këto ndikuan në presionin e lartë të gjakut. /Gazeta Shneta/