Pas mbylljes së shkollave, qindra mijëra fëmijë janë në shtëpi tani. Ekspertët e shëndetit thonë se duhet të ketë distancim shoqëror, atëherë cfarë duhet të bëjnë prindërit?
Mësoni diçka të re
Ekspertët thonë se kjo është një mundësi për fëmijët të mësojnë diçka për të cilën ata zakonisht nuk kanë kohë në ditën e tyre tipike, transmeton Gazeta Shneta.
Mbani një orar
Një orar është i rëndësishëm për t’i ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe të shëndetshëm. Duhet që fëmijët të nfrihen në të njejtën kohë, të ushqehen në të njejtën kohë dhe të lexojnë në të njejtën kohë.
Komunikoni rregullisht
Komunikimi i rregullt midis anëtarëve të familjes është i rëndësishëm pasi lajmet ndryshojnë me shpejtësi. Është e rëndësishme të siguroheni që ata nuk po dëgjojnë lajme që mund t’i frikësojnë dhe shqetësojnë ata.
Përdorni rrjetet sociale në mënyrë efektive
Ne kemi zakone të këqija të përdorimit të internetit si lojërat dhe një vend për të mësuar e komunikuar. Këshillohet që prindërit t’u japin fëmijëve kohë për të biseduar në video me miqtë e tyre.
Gjithashtu, është e rëndësishme që t’i dëgjoni fëmijët dhe jo t’u tregoni atyre se çfarë të bëjnë. /GazetaShneta/