A i keni vërejtur fëmijët të ulen në pozitën ‘W’, derisa shohin televizor ose luajnë me lodra?
Nëse fëmija juaj ulet në të njëjtën pozitë, ju duhet të jeni të shqetësuar pasi kjo mund t’u shkaktojë dhimbje, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Ky pozicion uljeje besohet nga shkencëtarët se ndikon në zhvillimin e nyjave dhe kockave të këmbëve.
Ekspertja Avni Trivedi ka konfirmuar për ‘Mirror Online’ se të ulurit në pozitën ‘W’, mund të ushtrojë presion në zhvillimin e gjunjëve.
“Nëse qëndrohet gjatë në këtë pozitë, presioni mund të bie mbi nyje dhe të dobësojë muskujt”, ka deklaruar Trivedi. /Gazeta Shneta/