Prindërit e rinj ndonjëherë janë të shokuar kur zbulojnë se sa pak gjumë marrin në gjashtë muajt e parë pas lindjes së një fëmije.
Ata gjithashtu mund të dekurajohen të mësojnë se modelet e tyre të gjumit mund të mos kthehen në normale derisa i porsalinduri të jetë gati për kopsht, transmeton Gazeta Shneta.
Gratë mesatarisht humbin një orë gjumë nate në krahasim me orët e gjumit që merrnin para shtatzanisë, ndërsa burrat rreth 15 minuta.
Edhe katër deri në gjashtë vjet pas lindjes së fëmijëve, nënat marrin 20 minuta më pak gjumë nate sesa para se të mbeteshin shtatzënë, ndrësa baballarët ishin akoma duke marrë 15 minuta më pak gjumë.
Mungesa e gjumit prek më shumë ata që bëhen prindër për herë të parë sesa prindërit me më shumë se një fëmijë./GazetaShneta/