Prindërit Ryan dhe Kim Constable kanë bërë një veprim që kanë shtyrë njerëzit që të flasin për ta.
Ata kanë bërë një veprim të rrallë, duke ndërtuar një shtrat 5.5 metra të gjatë në mënyrë që të flejnë bashkë me 4 fëmijët e tyre, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Fëmijët e tyre janë Corey 11-vjeç, Kai 9, Mya 6 dhe Jack 5 vjeçar.
Pasi shumë prindër të tjerë reaguan duke e quajtur si veprim të çuditshëm dhe kritikuar prindërit, nëna vendosi të shpjegoj gjithçka në televizion.
Ajo tha se fëmijët ishin mësuar të flinin bashkë me ta si foshnje dhe kur u rritën nuk donin të largoheshin nga shtrati i tyre.
“Pastaj kur lindën fëmijë të tjerë, ata dëshironin të vazhdonin të flinin me ne. Na thoshin se nuk është e drejtë dhe se duan të flenë të gjithë bashkë”, ka deklaruar nëna.
Kjo bëri që ata të ndërtojnë një shtrat të madh i cili e zë krejt familjen. /Gazeta Shneta/