Një dentist ka këshilluar prindërit që të mos i puthin fëmijët e tyre në buzë, të paktën derisa tu kenë dalur dhëmbët.
Kjo për shkak se puthja mund t’i transmetojë baktere tek të vegjlit e tyre, që mund t’ua infektojnë mishin e dhëmbëve, transmeton Gazeta Shneta.
Dhëmbët e fëmijës janë tepër të ndjeshme ndaj infeksioneve, pasi nuk kanë forcë që t’i përballin ato.
“Dhëmbët e foshnjave kanë tjetër lloj tjetër smalti dhe dentine në krahasim me dhëmbët e të rriturve”, shpjegon Dr. Richard Marques, dentist në Londër, për të përditshmen The Independent.
Transferimi i pështymës midis individëve mund të rrisë gjasat për përhapjen e sëmundjes, ndaj prindërit duhet të kenë kujdes të shtuar me fëmijët e tyre të vegjël./Gazeta Shneta/