Prishtina përsëri me probleme të ajrit të ndotur

2018-11-10 në ora 19:54

Qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga ndotja e madhe e ajrit.

Këto ditë, vlerat e ajrit po konsiderohen të pashëndetshme dhe të rrezikshme për qytetarët.

Nga matja e fundit që është bërë në orën 18:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, vlera e ndotjes ka arritur në 153 dhe konsiderohet e pashëndetshme, shkruan Insajderi.