Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 1,058 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë identifikuar 284 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacientë si pasojë e covid-19 (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK), shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 18.910 raste nga 91.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 674 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.367 raste“, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Ashtu sikurse në rezultatet paraprake, edhe sot Prishtina vazhdon të paraprijë me numrin më të lartë të të infektuarve.
Përgjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar 117 raste pozitive, duke vazhduar tutje me komuna tjera: komuna Gjakovë 28 raste, komuna Ferizaj 19 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Shtime 6 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Junik 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Han i Elezit, Istog dhe Malishevë.
Aktualisht, vendi ynë ka 2,869 raste aktive./GazetaShneta/