Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në faqen e tij zyrtare ka publikuar statistikat përgjatë muajve të pandemisë.
Nga statistikat e publikuara është parë një numër më i lartë i të infektuarve gjatë muajit korrik shkruan GazetaShneta.
Numri i personave të infektuar përgjatë këtij muaji është 2,174, ndërsa 1,512 i të shëruarve, 638 personave aktiv dhe 24 viktima.
Ndërkohë, grupmosha më e prekur me Covid-19 është 35-44 vjeçare.Ndërsa, në grupmoshën 25-34 vjeçare është vërejtur një numër më i lartë i viktimave.
Sa i përketë gjinisë, nga raporti është vërejtur se rreth 51% dominon gjinia mashkullore, ndërsa 49% gjinia femërore.
Deri më sot, Prishtina ka 3,724 raste me Covid-19 nga të cilat 1,480 janë raste aktive; 2,209 të shëruar dhe fatkeqësisht 35 raste të viktimave./GazetaShneta/