Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 1,012 testime të kryera janë konfirmuar 215 raste pozitive me covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë katër pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (70, 69 vjeç), Drenas 1 rast (52 vjeç) dhe Istog 1 rast (61 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 50.620 raste nga 179.402 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.309 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Nga 215 raste të regjistruara, vetëm në Prishtinë janë identifikuar 117 raste pozitive.Ndërkohë, komunat tjera me raste pozitive janë: Ferizaj 13 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Obiliq 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Pejë 4 raste, Gjakovë 3 raste, Podujevë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Hani i Elezit, Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 428 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 39,562.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 9,749 raste aktive./GazetaShneta/