Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 2,996 testime të kryera janë konfirmuar 398 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë një pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rasti i vdekjes është nga komuna: Drenas 1 rast (39 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 66.380 raste nga 285.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.572 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 228 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 58,169.
Nga 398 raste të raportuara sot, 141 prej tyre janë regjistruar vetëm në kryeqytet.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 6,639 raste aktive./GazetaShneta/