Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 2,715 testime të kryera janë konfirmuar 340 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 10 pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 65.690 raste nga 280.071 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.568 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 411 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 57,385.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 162 raste, Prizren 29 raste, Pejë 20 raste, Lipjan 18 raste, Mitrovicë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Deçan 10 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Graçanicë 7 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Podujevë.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 6,737 raste aktive./GazetaShneta/