Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se nga 4,351 testime të kryera janë konfirmuar 571 raste pozitive me Covid-19.
Brenda 24 orëve, nëntë pacientë kanë ndërruar jetë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime 1 rast (81 vjeç), Vushtrri 1 rast (58 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 97.467 raste nga 471.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.976 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftim.
Tutje është bërë e ditur se, 727 persona e kanë mposhtur betejën ndaj Covid-19, kurse numri i rasteve aktive është mbi 13 mijë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 81.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.930.”
Përgjatë kësaj periudhe, Prishtina ka regjistruar 195 raste pozitive me Covid-19, kështu duke u radhitur e para përnga komunat me numrin më të lartë të infektuarve./GazetaShneta/