Para rreth një muaji nëna Vahide Tasholli nga Ferizaj tha se ka lindur beben e saj në pllaka në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Për shkak të neglizhencës së stafit mjekësorë në këtë klinikë, u raportuar se bebja mori lëndime të rëndë pasi kishte rënë me kokë në dysheme, shkruan Gazeta Shneta.
“Qaty kenë motrat… Me kanë që ishin kujdes bash qashtu s’ish ra”, kishte deklaruar nëna për indeksonline.
Sipas Zyrës për Media të SHSKUK-së, gjendja shëndetësore nga raporti i klinikës së Neonatologjisë është e mirë.
“Sipas raportimit të klinikës së neonatologjisë beba ka gjendje të mirë shëndetësore dhe është lëshuar në shtëpi”, është përgjigjur kjo zyre për Gazeta Shneta.
Më tej shtohet se Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm ka pranuar një raport nga komisioni i formuar për të hulumtuar rastin në fjalë.
“Ju konfirmojmë se komisioni ka dorëzuar një raport zyrtar, përmes se cilit janë rekomanduar disa masa për përmirësim procedurale në të ardhmen, por edhe rekomandim për procedim në komision disiplinor të një numri të stafit të involvuar për shkelje të supozuar të detyrave dhe përgjegjësive në punë”, bëhet e ditur nga SHSKUK.
Tash pritet që masat të merren nga komisioni disiplinor.
“I takon komisionit disiplinor si organ i pavarur të vlerësoj në tërësi rastin sipas gjithë dëshmive në dispozicion dhe të dali më vendim zyrtar në lidhje më shkeljen e supozuar për një pjesë të stafit për rastin në fjalë”. /Gazeta Shneta/