Gjatë ditës së sotme pritet të konfirmohet lehtësimi i masave për gastronominë, si dhe zgjatja e orarit për lëvizje.
Drejtori i Odës së Hotelierëve të Kosovës Visar Demolli, ka deklaruar se ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është zotuar se brenda ditës së sotme do të konfirmoj lehtësimin e masave për sallat e dasmave dhe klubet e natës, shkruan Gazeta Shneta.
“Hotelier te nderuar ju njoftoj se neser dmth brenda 24h hyjn ne fuqi masat e reja me lehtesira ne Hoteleri dhe Turizem , ju njoftoj se manuali i cili eshte pranuar eshte ai i yni te cilin e kemi dorezu ne Qeveri , tash na mbetet te merremi me sallat e dasmav , klubet e nates deri ne 300 klien-mysafir si dhe muzikat e nates. Me kohe jemi tu marr edhe per banjat rehabilituese”, ka shkruar Demolli.
Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme në ora 11:00. Në njoftim nuk është treguar se për çfarë do të flas kryeministri, por pritet të njoftoj për lehtësimin e masave. /Gazeta Shneta/