Pritjet e padurueshme në korridoret e klinikave të QKUK-së (Foto)

2017-04-01 në ora 12:14

Nëpër klinikat e QKUK-së mungon një nga gjërat më elementare për pacientët dhe familjarët e tyre.

Në shumicën prej klinikave nuk ka ulëse ose pritore ku familjarët do të mund ta prisnin të paktën rehatshëm një lajm të keq nga mjeku, shkruan Gazeta Shneta.

Siç shihet në disa fotografi të dërguara nga një lexues, në klinikën e Kirurgjisë familjarët detyrohen të ulën në shkamë.

Madje as ata nuk janë të hairit, sepse janë të plastikës dhe fare jo të rehatshëm.

Por në mungesë të ulësve normale, familjarët e pacientët duket se nuk zgjedhin se ku t’i pushojnë këmbët për pak minuta.

Arkitektja Florina Jerliu në një bisedë ditë më parë për Gazeta Shneta, ka deklaruar se QKUK-së i duhet një riprojektim i tërësishëm, e kjo mund të fillohet qysh prej pritoreve për vizitorët. /Gazeta Shneta/