Zyrtarë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, por edhe vet kryetari i komunës, kanë reaguar sot për një lajm i cili ka qarkulluar në disa media, ku thuhej se në QKMF bëhen analizat laboratorike dhe testet serologjike në të njëjtën hapësirë.
Por në fakt sipas zyrtarëve testet serologjike nuk kryhen fare në QKMF, por në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr. 1. Këtë e ka pohuar edhe kryetari i komunës Mytaher Haskuka, transmeton Gazeta Shneta.
“Sqarim për dezinformaten, Analizat serologjike për Covid 19 kryhen në QMF 1, ndërsa analizat tjera kryhen në laboratorin qendrore të QKMF-së (ngarkesa e madhe është si pasoje e numrit të madhe të pacientëve për analiza tjera, pasi Komuna e Prizrenit ka rreth 200 000 banore e poashtu gama e gjëre e analizave që kryhen në laboratorin qendrore të QKMF-së)”, ka shkruar Dr. Arsim Berisha, kryeshef i Departamentit të Mjekësisë Familjare.
“Komuna e Prizrenit të hënën ka bërë publike që qytetarët tanimë do të mund të bëjnë teste serologjike për COVID-19, ??̈ ??????????? ? ??????̈? ??̈ ?????̈????̈ ????????? 1, ? ?? ??̈ ????, ashtu siç thuhet në lajmin e rremë. Për realizimin e këtyre testeve, laboratorin për analiza të gjakut në QMF 1 kemi kthyer në laborator vetëm për analiza për COVID-19. Ndërkaq edhe vrulli i punëve në QKMF është rritur po për këtë shkak, meqë qytetarët që merrnin shërbime për analiza në QMF 1, tanimë këto shërbime po i kryejnë në QKMF”, ka deklaruar kryetari Haskuka. /Gazeta Shneta/