Nebih Berisha është dënuar me 12 vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen e bashkëshortes së tij Zejnepe Berishës.
Vendimi është shpallur sot nga gjykata e Prizrenit.
Nebih Berisha akuzohet se në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij duke përdorur një thikë e privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berisha dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij. /Kallxo.com
Pse u vra Zejnepe Bytyqi nga burri i saj?
Vuajtjet e saj morën fund. Por vetëm tani kur hyri në varr këtu në Senetisht të Suharekës.
Kështu pas shumë telasheve e rrahjeve, Zejnepe Bytyqit edhe vdekja i erdhi nga burri, Nebi Berisha.
Janë familjarët e saj, që e kanë hapur të pamën për 40-vjeçaren, ata që tregojnë për jetën e saj plotë probleme me bashkëshortin,njofton Klan Kosova.
Ndërsa motra tjetër e së ndjerës tregon se si ka ardhur deri tek vdekja e viktimës.
4 fëmijët e familjes Berisha ishin të pranishëm në shtëpi, kur babai ua vrau nënën, të premten mbrëma.
Me të dëgjuar për rastin familjarët kishin dalë në vendin e ngjarjes.
Edhe policia konfirmon se viktima kishte dosje ankesash të mëhershme.
Sipas familjarëve, viktima e kishte liruar vetë burrin nga burgu vitin e kaluar, pas premtimeve se ai nuk do të ushtronte dhunë mbi të.