Fëmija mund të ketë vështirësi në frymëmarrje por edhe përshpejtim të saj në një moment të caktuar dhe kjo mund të shkaktohet nga shumë arsye.
Cilat mund të jenë disa nga shqetësimet më të shpeshta të frymëmarrjes së fëmijës?
Alergjitë respiratore. Mund të kontrollohen me anën e medikamenteve të caktuara, ndërsa vaksina mund të kryhet nga viti i 5 i jetës. Ajri në shtëpi dhe higjena e orendive shtëpiake duhet të jetë maksimale.
Mund të shfaqet temperaturë, dhimbja e kokës, e fytit dhe kolla. Gjatë kësaj kohe fëmija duhet të pushojë sa më shumë dhe i vetmi medikament që mund të përdorni është paracetamoli. Para se të fillojë gripi mund të fillojë të shfaqet një vështirësi në frymëmarrje që shoqërohet fillimisht me kollë të thatë.
Bronshiti akut. Është një infeksion viral që mund të provokohet nga substancat irrituese dhe shoqërohet me dhimbje në gjoks, temperaturë dhe kollë apo vështirësi në frymëmarrje. Në këtë rast mjeku mund të përshkruaje antibiotik. Shfaqen sekrecionet e verdha.
Bronkoliti i bebes. Prek bronket e mushkërive. Shoqërohet nga temperature, kola, frymëmarrje e vështirë dhe një fërshëllimë në gjoks. Mund të trajtohet me aerosol.
Është një infeksion viral i rrugëve të frymëmarrjes që kufion kalimin e ajrit dhe shfaqet kryesisht gjatë natës tek fëmijët nga 6-36 muajsh. Fëmija ka vështirësi në të fjetur por kriza nuk zgjat më shumë se 2-3 ditë. Mund të përdoret paracetamol dhe aerosol.
Nëse fëmija ka më shumë se 3-4 ditë me shenjat e mësipërme mund të ketë nevojë sërish për një vizitë tek mjeku./pernenat/