Drejtori i spitalit “Isa Grezda” ka thënë që nuk ka mungesë të oksigjenit në spitalin e Gjakovës
Brenda spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë po trajtohen 44 pacientë me COVID 19.
E për shkak të numrit të madh, mundësia për t’u kujdesur për ta nuk është në nivelin e kënaqshëm.
Familjarë që kanë të afërmit e tyre brenda janë ankuar edhe për shkak të mungesës së furnizimit me oksigjen.
Këtë e dëshmon edhe kjo video dërguar në redaksinë e Televizionit T7 ku shihet një infermier duke alarmuar përmes telefonit që ka mbaruar oksigjeni.
Por një gjë të tillë e ka mohuar për T7 drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala.
‘’ Jo nuk është e vërtet që spitali po përballet me mungesë të oksigjenit. Përkundrazi kemi mjaftueshëm dhe nuk kemi ankesa në këtë aspekt. Janë spekulime të familjareve. Ata po na pengojnë që ta kryejmë punën si duhet, po hyjnë brenda me forcë, e madje edh po përzihën në trajtimin e pacientëve, duke i dhënë atyre terapi më shumë se që i kemi rekomanduar’’ , thotë Hilmi Shala, Drejtor i Spitalit ‘’Isak Grezda’’
Sipas drejtorit, asnjë pacient i këtij spitali nuk ka vdekur për shkak të mungesës së oksigjenit.