‘Septumi uterin’ është një perde indore që e ndan hapësirën e mitrës në dy dhoma. Është prezente që nga lindja dhe shoqërohet shpesh me infertilitet dhe aborte të përsëritura.
Në kushte normale forma e mitrës duhet të jetë trekëndore, por në rastin e anomalive uterine të lindura, kjo formë pëson modifikime të cilat mund të sjellin probleme në fertilitet dhe në mbarëvajtjen e shtatzënisë.
Keqformimet e mitrës ndodhin kur mitra formohet pas bashkimit të duktuseve mullerianë të cilët më pas fuzionojnë në mes duke dhënë formën karakteristike trekëndore të mitrës normale.
Keqformimet apo anomalitë uterine janë pasojë e një defekti në fuzion (mungesë apo fuzion jo i plotë) i duktuseve mulleriane.