Infeksionet e sinuseve, fytit, rrugëve të frymëmarrjes ose mushkërive quhen infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Edhe fëmijët janë të predispozuar nga këto infeksione.
Infeksionet e traktit të sipërm të frymëmarrjes
Infeksionet e hundës, sinuseve dhe fytit quhen infeksione të traktit të sipërm të frymëmarrjes. Fëmijët zakonisht preken më shumë nga këto, për shkak se ende nuk janë imun ndaj viruseve që zakonisht i shkaktojnë ato. Pjesa më e madhe e tyre shërohen vetëvetiu, transmeton Gazeta Shneta.
Simptomat e zakonshme të një infeksioni të traktit të sipërm respirator janë: rrjedhja e hundëve, kollitja, temperatura dhe dhimbje.
Infeksionet e traktit të poshtëm të frymëmarrjes
Infeksionet që ndikojnë në rrugët kryesore të frymëmarrjes dhe mushkëritë e fëmijës tuaj quhen infeksione të traktit të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes.
Infeksionet e tilla karakterizohen me simptoma, si: kollitja dhe vjellja me kollitje, vështirësi në frymëmarrje, probleme në të ngrënë dhe në të pirë, për shkak të vështirësive në frymëmarrje, të qenit i përgjumur dhe ndryshimet në ngjyrën e lëkurës.
Nëse fëmijës tuaj nuk i largohet infeksoni ose vazhdon t’i rikthehet, atëherë kjo mund të jetë një shenjë e ndonjë problemi më thelbësor. Për këtë arsye, ju duhet ta vizitoni mjekun menjëherë./Gazeta Shneta/
Burimi: Fondacioni Britanez i Mushkërive