Në qoftëse keni fjetur shpesh herë gjatë ditës në trimesterin e parë të shtatëzanisë, trimesteri i tretë do të iu lë zgjuar goxha si shumë. Rritja e barkut tuaj do t’ua vështirësoj rahatinë kur të shtriheni për të bërë gjumë, gjithashtu, edhe ndryshimet hormonale ndikojnë në pagjumësinë tuaj për t’iu prishur rahatinë.
Të kaloni një natë të rehatshme gjatë etapës së fundit të shtatëzanisë, do t’iu duket një mision i paarritshëm, shkruan Todays Parents, transmeton Gazeta Shneta.
Para së gjithave, të keni parasysh që duhet të vishni rroba të gjera, dhe të rehatshme me material pambuku, që lëkura të marrë frymë lirshëm.
Pozita e përkryer për ta fjetur gjatë kësaj periudhe, është shtrirja në anën tuaj të majtë, për arsyen se përmirësohet qarkullimi i gjakut edhe në trupin tuaj edhe në atë të bebes. Por, në rast se kjo pozitë nuk iu përshtatet, jasteku i shtatëzanisë, i cili mbronë barkun, shpinën, qafën dhe gjunjët tuaj, do t’iu ndihmojë. Apo, provojeni një jastek të thjeshtë, por të butë, duke e vendosur nën barkun tuaj.
Sipas doktoreshës, LeBlanc, e cila ka marrë përsipër studimin e problemeve të gjumit gjatë shtatëzanisë, sugjeron të gjitha femrat që përballen me pagjumësinë, të mbajnë një ditar gjatë kësaj periudhe. Në këtë ditar, sipas doktoreshës, femrat mund të shkruajnë të gjitha mendimet e tyre, për të larguar stresin. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, preferohet të lexohet ndonjë libër për të shpërqëndruar mendjen, dhe të lodhet kjo e fundit sa më shpejtë, për të kërkuar gjumin. /Gazeta Shneta/